Bar Turrisi në Castelmola, afër Taorminës, nuk është surprizë për ata që kanë lindur në Siçili, por për ata që e vizitojnë si turistë.
Për ata që nuk e dinë Bar Turrisi në Castelmola, afër Taorminës, nga jashtë mund të duket si një bar i zakonshëm në fshat.
Ka një tendë të kuqe, çadra të kuqe dhe dërrasën e zezë gjithmonë prezentë me specialitetin e shtëpisë: verë bajame.
Nuk do t’ju shkonte kurrë ndërmend që kur hyni brenda mund të rrethoheni nga penisët.
Statuja gjigante të penisit, mbajtëset e krahëve të penisit, shatërvanët e penisit dhe thjesht peniset gjigante prej druri. Edhe rubineti në banjë ka formën e penisit, transmeton Vice.
Mund të mos jetë aq befasuese për banorët sicilianë sa për turistët, të cilëve u duheshin ende disa minuta për të kuptuar se cila është tema e këtij lokali.
Mënyra se si janë vendosur objektet, ngjyrat dhe pllakat tipike siciliane nuk e bëjnë muzeun e falusit vulgar apo të paturpshëm. Mund të shihni lehtësisht kukulla siciliane, të pini verë bajamesh në një tavolinë prej hekuri të farkëtuar dhe, ndërsa uleni në karrigen tuaj, të kuptoni se mbështetësi i krahut është në të vërtetë një penis i gjatë dhe i pafund.