Befasuese: Bojkoti në numra që iu bë procesit zgjedhor në komunat më të mëdha të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Befasuese: Bojkoti në numra që iu bë procesit zgjedhor në komunat më të mëdha të Kosovës

    Insajderi
    10 February 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në komunat kryesore të Kosovës, më shumë se gjysma e qytetarëve të Kosovës me të drejtë vote nuk shfrytëzuan të drejtën e tyre kushtetuese drejt zgjedhjes së qeverisë së re për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Nga komunat e mëdha të Kosovës, përqindjen më të ulët të pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare ka Gjakova. Pra, 34,68 për qind. Nga 119,237 e qytetarëve me të drejtë vote, veç 41,354 kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të votuar. Pra, 77,883 e kanë bojkotuar procesin zgjedhor, shkruan Insajderi.

    Pas Gjakovës vjen Peja, ku 35,45 për qind e pejanëve morën pjesë në procesin zgjedhor. Pra, nga 115,679 e pejanëve, 41,009 nga ta shfrytëzuan të drejtën e votës. 74,670 e bojkotuan procesin zgjedhor në këtë komunë.

    Prej 182,939 prizrenasve, 68,999 votuan. Pra, 37,72 për qind e tyre. Gjegjësisht, 113,940 prizrenas nuk shfrytëzuan të drejtën kushtetuese për të dalë në zgjedhje.

    Lista e komunave të mëdha sipas pjesëmarrjes në zgjedhje:

    Gjakova: 119,237 të drejtë vote – 41,354 dolën në votim– 34,68 për qind pjesëmarrës. 77,883 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Mitrovica: 81,482 të drejtë vote – 34,103 dolën në votim – 41,85 per qind pjesëmarrës. 47,379 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Pejë: 115,679 të drejtë vote, 41,009 dolën në votim – 35,45 për qind pjesëmarrës. 74,670 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Podujevë: 84,023 të drejtë vote, 38,612 dolën në votim – 45,95 për qind pjesëmarrës. 45,411 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Prishtinë: 212,515 të drejtë vote, 118,321 dolën në votim – 55,68 për qind pjesëmarrës. 94,194 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Prizren: 182,939 të drejtë vote, 68,999 dolën në votim – 37,72 për qind për qind pjesëmarrës. 113,940 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Skenderaj: 53,329 të drejtë vote, 20,336 dolën në votim –  38,13 për qind pjesëmarrës. 32,993 bojkotuan procesin zgjedhor.

    Ferizaj: 118,288 të drejtë vote, 55,961 dolën në votim – 47,31 për qind pjesëmarrës. 62,327 bojkotuan procesin zgjedhor. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark