Reprezentuesi i Shqipërisë ka bërë lëvizje shumë të befasishme këtë të premte. Nga kampioni i Belgjikës, Antwerpi, Arbnor Muja kaloi te skuadra mesatare turke, Samsunspor.
“Reprezentuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja, që së fundi luajti për Royal Antwerp në Belgjikë, ka firmosur për tri vjet e gjysmë me skuadrën tonë”, ka njoftuar Samsunspor.
Kjo skuadër renditet e 15-ta në elitën turke. Ka vetëm dy pikë më shumë se skuadra e pozitës së 17-të që dërgon në kategorinë e dytë turke.