×
  • Lajme
  • Lajme

    Begaj flet në telefon me Osmanin pas sulmit mbrëmë në Ibër Lepenc

    Insajderi
    30 November 2024 - 10:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Vjosa Osmanin lidhur me sulmin që ka ndodhur mbrëmë në Ibër Lepenc.

    Ai tha se ky sulm cenon sigurinë kombëtare të Kosovës.

    “Zhvillova një bisedë telefonike me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ku dënova ashpër aktet terroriste me lëndë eksplozive mbi Kanalin e Ibër-Lepenic, që synojnë shkatërrimin e infrastrukturës kritike të Kosovës e cënojnë sigurinë kombëtare të Kosovës”.

    “Mbështes fuqishëm të gjitha përpjekjet e Republikës së Kosovës për përballimin e situatës dhe hetimin e ndëshkimin e plotë të këtij akti sabotues e terrorist”, thuhet tutje në shkrimin e Begajt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark