President i Shqipërisë, Bajram Begaj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës ka kujtuar kontributin presidentit historik Ibrahim Rugova, e veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi.
Derisa ka kujtuar edhe sakrificën e familjes Jashari.
“Nderojmë kryetrimin, Adem Jashari, legjendë e gjallë e atdhedashurisë. Burra të tillë rrallë i lind historia”, tha Begaj.
Begaj po ashtu ka thënë se shqiptarët duhet të bëhen bashkë.
“Në një kohë kur Serbia dhe aleatët kanë mobilizuar kapacitetet diplomatike e mediale për të njollosur luftën e drejtë të shqiptarëve, kemi nevojë më shumë se kurrë të jemi bashkë, për një manifest krenarie kombëtare”, ka thënë Begaj.