Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë sot Deçanin dhe do të shpallet “Qytetar Nderi” nga kjo komunë.
“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Deçanin. Në ora 11:00, Begaj do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan. Nga ora 12:00, ai do të shpallet “Qytetar Nderi” i komunës së Deçanit. (Gllogjan/Kuvendi Komunal i Deçanit)”