Begaj për kidnapimin e policëve: Akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Begaj për kidnapimin e policëve: Akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës

    Insajderi
    15 June 2023 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas kindapimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit kosovar nga Policia e Serbisë.

    Begaj tha se ky është një akt i rëndë provokativ për destabilizimin e Kosovës dhe të mbarë rajonit.

    “E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë”, tha Begaj.

    Mes tjerash, Begaj iu bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të dekurajojnë veprime të tjera të ngjashme.

    “Një thirrje vëllazërore e bëj sërish për autoritet e Kosovës për të mos rënë pre e provokimeve dhe për të dhënë kontributin e tyre për çtensionimin e situatës. Koordinimi me ShBA dhe BE për rikthimin në tryezën e dialogut është tepër i rëndësishëm”, tha Begaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark