×
  • Lajme
  • Lajme

    Begaj, qytetar nderi i Deçanit – Haradinaj: Gjaku s’bëhet ujë

    Insajderi
    23 June 2024 - 13:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj shkoi sot te familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, ku bëri edhe nderime për dëshmorët.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh i nderuar me vizitën e shefit të shtetit shqiptar, të cilit tha se ia iu dha titulli “Qytetar nderi i Deçanit”.

    “Sot na nderoi me vizitë në familje në Gllogjan dhe në komunë në Deçan, Presidenti i Shqipërisë, Shkelqësia e tij, Gjeneral Bajram Begaj. Komuna e Deçanit nderoi Presidentin Begaj duke i dedikuar titullin “Qytetar nderi i Deçanit””, shkroi Haradinaj në Facebook.

    “Gjaku s’bëhet ujë, së bashku me Presidentin e Shqipërisë nderuam të rënët për liri në kompleksin memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Lavdi të rënëve për liri! Faleminderit President Begaj! Faleminderit🇦🇱“, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark