Begaj takohet me kryetarin e PDK-së të martën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Begaj takohet me kryetarin e PDK-së të martën

    Insajderi
    15 August 2022 - 17:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Mamli Krasniqi, do të takohet me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.

    Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga ana e PDK-së, ku është shtuar se takimi do të zhvillohet të martën.

    Po ashtu është njoftuar se vendi i takimit do të jetë në Kuvendin e Kosovës duke filluar nga ora 09:00.

    “Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë të martën (16 gusht 2022), Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj. Vendi: Kuvendi i Kosovës, Salla N204. Koha: 09:00. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark