​Begaj telefonon Osmanin: Shqipëria do mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Begaj telefonon Osmanin: Shqipëria do mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë

    Insajderi
    01 August 2022 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ndërsa tha se ka ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Kosovës.

    Sicc njofton Presidenca shqiptare, gjatë bisedës me homologen e Kosovës, Begaj përshëndeti vendimin e matur, që autoritetet e Kosovës morën në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, për të shtyrë zbatimin e vendimit të reciprocitetit me Serbinë për çështjet e dakordësuara më herët.

    “Vendimi shmangu një provokim të rëndë për stabilitetin e Kosovës, veçanërisht në këtë situatë të ngarkuar me kërcënime e rreziqe të mëdha e të shtuara, për paqen dhe sigurinë e rajonin tonë, pas agresionit rus në Ukrainë”, citohet Begaj.

    Presidenti Begaj nënvizoi se, Kosova është tashmë një realitet i pakthyeshëm politik, kontribues për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sovraniteti i saj mbetet i pacenueshëm.

    Presidenti i Shqipërisë tha se i bashkohet thirrjes së aleatëve në NATO dhe partnerëve ndërkombëtarë, për vijimin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

    “Vetëm nëpërmjet një dialogu konstruktiv dhe intensiv, do të mund të adresohen drejtë të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë. Shqipëria do të vijojë të kontribuojë me të gjitha mundësitë dhe kapacitetet e saj për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe të mbështesë fuqishëm vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,” nënvizoi Begaj gjatë bisedës telefonike me Osmanin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark