Begaj uron Pavarësinë e Kosovës – veçon Rugovën, Demaçin dhe Adem Jasharin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Begaj uron Pavarësinë e Kosovës – veçon Rugovën, Demaçin dhe Adem Jasharin

    Insajderi
    17 February 2025 - 19:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, tha se Pavarësia e Kosovës ka ardhur si meritë e një përpjeje ttanike të një populli të padorëzueshëm.

    “Pavarësia e Kosovës erdhi si meritë e përpjekjeve titanike të një populli që nuk u përkul dhe nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit”, ka thënë Begaj në pritjen shtetërore të liderëve kosovarë në nder të Pavarësisë së Kosovës.

    “Sot e përjetë nderojmë arkitektin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ibrahim Rugovën, liderin dhe presidentin historik të Kosovës, dhe Adem Demaçin, nderojmë komandantin legjendar, Adem Jasharin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

    Begaj po ashtu nderoi dëshmorët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për pavarësinë e vendit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark