Begajt i duhen 71 vota për t’u zgjedhur president, Sali Berisha dhe deputetët e tij lëshojnë seancën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Begajt i duhen 71 vota për t’u zgjedhur president, Sali Berisha dhe deputetët e tij lëshojnë seancën

    Insajderi
    04 June 2022 - 18:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët mbështetës lënë sallën e seancës ku do të votohet për presidentin e ri të Shqipërisë. Berisha po u drejtohet mediave jashtë parlamentit.

    Kandidatit për president, që u nxor dje si propozim nga kryeministri Edi Rama, Bajram Begajt, i duhen 71 vota për t’u bërë President.

    Kuvendi mblidhet në raundin e katërt për zgjedhjen e Presidentit.

    Mediat shqiptare kanë raportuar se kandidati për president i kryeministrit Edi Rama dhe 36 deputetëve socialist mbërriti në kuvend me makinë të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Seanca nisi me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e cila lexoi raportin e përgatitur nga komisioni.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark