Bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3 - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

    Insajderi
    25 January 2025 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas përfundimit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, miqësitë dhe lidhjet e krijuara brenda shtëpisë po rifreskohen jashtë saj.

    Fituesi i këtij edicioni, Drilon Rama, i cili triumfoi pas 100 ditësh qëndrimi në shtëpi, më në fund u ribashkua me mikun e tij më të mirë nga BBVK, Eduart Kuqi.

    Edi, i cili ishte gjithashtu pjesë e këtij edicioni, vendosi të largohej nga gara dy javë pas nisjes së aventurës.

    Drilon Rama dhe Eduard Kuqi (Foto: Instagram)

    Megjithatë, gjatë kohës së tij brenda shtëpisë, ai krijoi një lidhje të fortë me Drilonin, duke e konsideruar atë si një mik të afërt.

    Drilon Rama dhe Eduard Kuqi (Foto: X)

    Eduarti ishte një nga mbështetësit më të zjarrtë të Drilonit gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova dhe nuk e fshehu emocionin kur e takoi atë pas triumfit të madh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark