Burrë e grua në Gjakovë janë rrahur mes vete dhe të dy kanë marrë trajtim mjekësor, shkruan Periskopi.
Siç njofton Policia në raportin 24 orësh, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar në procedurë të rregullt.
“Gjakovë 03.12.2024 – 10:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër (bashkëshort), pasi që ishin përleshur në mes vete. Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh.