×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhen të ditura gjashtë koalicione parazgjedhore, AKR bëhet bashkë me këtë parti

    Insajderi
    30 August 2024 - 17:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit për pjesëmarrje në zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt të vitit 2025.

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se ka përfunduar afati për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje në zgjedhje, ka treguar koalicionet e reja parazgjedhore.

    “Gjatë periudhës 15 ditore nga 16 gushti deri më 30 gusht, 2024, 12 parti politike kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit për pjesëmarrje në Zgjedhje për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025″, tha Elezi.

    Sipas Elezit paritë që kanë kanë njoftuar se do të kërkojnë certifikim përmes koalicioneve janë:

    1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI KOMBIT;

    2. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koaliconit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30;

    3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA;

    4. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT;

    5. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim, me emrin e koalicionit: PDAK – LpB;

    6. Partia e Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, me emrin e koalicionit: LISTA PËR FAMILJEN, AKR PD.

    Gjithashtu, KQZ njofton se ka përfunduar edhe periudha për partitë politike të regjistruara në Kosovë që të njoftojnë se nuk dëshirojnë të garojnë në zgjedhje.

    “Gjatë kësaj periudhe (16 gusht – 30 gusht 2024) tre parti politike të regjistruara kanë njoftuar se nuk dëshirojnë të certifikohen për zgjedhje (Partia Demokratike e Diasporës, Lëvizja për Bashkim, Partia Balliste”, tha Elezi. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark