Bëhet e ditur mosha e pushuesit që humbi jetën në Durrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet e ditur mosha e pushuesit që humbi jetën në Durrës

    Insajderi
    29 June 2025 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Personi që dyshohet se ka humbur jetën në plazhin e Durrësit është i moshës rreth 50-vjeçare.

    Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se paraprakisht dyshohet se ai është mbytur në det, raporton Euronews.

    “Rreth orës 14:30, në zonën e Sektorit Rinia, është gjetur në det, trupi i pajetë i një shtetasi rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Paraprakisht dyshohet se shtetasi është mbytur në det”.

    “Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin e shtetasit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

    Mungesa e vrojtuesve të plazhit mbetet problem edhe për këtë sezon turistik në shumë segmente të bregdetit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark