Bëhet e ditur se kur do të varroset heroi Afrim Bunjaku, polici i vrarë në krye të detyrës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bëhet e ditur se kur do të varroset heroi Afrim Bunjaku, polici i vrarë në krye të detyrës

    Insajderi
    24 September 2023 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faqja e fshatit, Samadrexha të Vushtrrisë, ka treguar se varrimi i policit të vrarë në Polici të Kosovës, Afrim Bunjakut do të bëhet të hënën (nesër) në ora 16:00.

    Varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Samadrexhë.

    Nesër nga ora 16:00 bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, Heroit, Afrim Bunjaku I njoftojmë të gjithë bashkëvendasit dhe të gjithë popullin e Kosovës se nesër, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendasi ynë, Heroi, Afrim Bunjaku”, thuhet në njoftim.

    Afrim Bunjaku u vra nga një grup terrorist të dielën në Veri të Kosovës.

    Për këtë ka pasur reagim nga bashkësia ndërkombëtare duke e dënuar sulmin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark