Bëhet i ditur numri fëmijëve të shtirirë në pediatri nga Covid-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Bëhet i ditur numri fëmijëve të shtirirë në pediatri nga Covid-19

    Insajderi
    05 February 2022 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se shtatë fëmijë me Covid-19 janë duke u trajtuar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

    Bazuar në raportet e datës 5 shkurt 2022 nga klinikat COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë për trajtim mjekësor janë 207 pacientë, 205 nga ta të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

    Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë, kurse në Mjekimet Intensive në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë.

    Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 66 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë, Klinika e Pediatrisë,7 pacientë, Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë, Spitali i Prizrenit,17 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë, Spitali i Gjilanit, 22 pacientë, Spitali i Gjakovës, 26 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 9 pacientë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark