Zyra e Bashkimit Evropian ka bërë të ditur agjendën e takimeve të 18 marsit që do të mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Atje do të jetë i pranishëm Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell bashkë me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak.
Gjithashtu dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksander Vucic të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Borell dhe Lajcak fillimisht do të mbajnë takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin e që më pas do të pasohet me një takim të nivelit të lartë trepalësh.
“Qëllimi i raundit të ardhshëm të Dialogut është finalizimi i punës për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit – siç është diskutuar dhe rënë dakord tashmë të hënën e javës së kaluar në Bruksel“, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano për Insajderin.
Ky takim në Ohër vjen pas atij në Bruksel ku dy shtetet janë pajtuar për planin franko-gjerman.