Futbollisti më i mirë i Real Madridit, Jude Bellingham, nuk luajti mbrëmë ndaj skuadrës Arandina në fazën e 16-të të Kupës së Mbretit të Spanjës, por megjithatë bëri lëvizjen e ndeshjes.
Mbrëmë në qytetin e vogël Aranda de Duero ishte jashtëzakonisht ftohtë, ndaj futbollistët e Realit ishin ulur në pankinë me xhaketa të trasha, të mbështjellë me batanije dhe disa prej tyre kishin kapele në kokë.
Gjatë lojës, Bellingham vuri re se top-mbledhësi i ri që ndodhej pranë stolit të Realit po dridhej nga i ftohti dhe vendosi të reagojë.
Fillimisht e ka thirrur që të afrohet, por djali nuk ka reaguar. Pastaj Bellingham u ngrit nga stoli, shkoi te djali dhe e mbështolli një batanije rreth tij dhe e ndihmoi të ngrohej, përcjell Telegrafi.
Jude Bellingham ve que el recogepelotas tiene frío y le da su manta 😍🥹✨
— Real Madrid Fans 🤍 (@MadridismoreaI) January 6, 2024
pic.twitter.com/zPZbC3Mmxp
Gjesti i anglezit është bërë viral në rrjetet sociale dhe Bellingham me këtë që bëri ka shtuar miliona fansa nëpër botë.
Jude Bellingham giving a ball-boy his blanket because he was cold. 🤍 pic.twitter.com/g1F8TuAUWN
— TC (@totalcristiano) January 6, 2024