Bëhet vlerësimi i librit të ri të ‘Abetares’ së përbashkët, komisioni: E gatshme për këtë vit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Bëhet vlerësimi i librit të ri të ‘Abetares’ së përbashkët, komisioni: E gatshme për këtë vit

    Insajderi
    31 May 2022 - 15:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është mbajtur sot mbledhja e komisionit për vlerësimin e librit të ri të ‘Abetares’ së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

    Pas kësaj mbledhje, Agim Berdyna, kryetar i komisionit vlerësues tha se librit i janë ruajtur specifikat profesionale.

     “Deri më tani procesi i vlerësimit ka shkuar shumë mirë, me vendimin e dy kryeministrave për ‘Abetaren’ e përbashkët janë ngritë komisionet. Recensentët kanë dërguar raportet e tyre dhe standartet pastaj do të bëhet vlerësimi dhe do të shpallet fituesi”, është shprehur Berdyna .

    Shpallja preleminare e pikëve vlerësusese të recensentëve do të bëhet së shpejti, ndërsa vendimin për fituesin final do ta bëjë ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

    Shtëpitë botuese të librit që kanë konkuruar do të jenë të informuara për pjesëmarrjen e vlerësimit final të librit të ‘Abetares’.

    Berdyna tha se libri i ri i përbashkët i ‘Abetarës’ do të jetë e gatshme në shtator të këtij viti.

    Berdyna shpreson se këtë libër në të ardhmen do ta përdorin edhe shqiptarët në Diasporë, Mal të Zi e në vendet tjera shqipfolëse.

    Për më shumë detaje, klikoni në videon e bashkangjitur:

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark