Behrami: Dje e uruan vdekjen e trashëgimisë politike të Thaçit, sot po e urojnë vdekjen fizike të tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Behrami: Dje e uruan vdekjen e trashëgimisë politike të Thaçit, sot po e urojnë vdekjen fizike të tij

    Insajderi
    18 February 2025 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Artan Behrami, dikur këshilltar politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklaratave të kandidatit për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Gacaferi, i cili ironizoi me lajmin për gjendjen e rënduar shëndetësore të ish-presidentit.

    Behrami tha se “Luani e tha atë që e mendojnë vetëmevete Kurti/Osmani/Gërvalla”, shkruan Insajderi.

    LEXO EDHE:

    Luani e tha atë që e mendojnë vetëmevete Kurti/Osmani/Gërvalla. Në ditët kur qëndrimi amerikan ndryshoi radikalisht për Gjykatën Speciale, këta edhe më tutje mbrojnë këtë monstrum, e cila me çdo kusht dëshiron dënimin e krerëve të UÇK-së.

    Dje e uruan vdekjen e trashëgimisë politike të presidentit Thaçi, duke u munduar t’ia kontestojnë meritat për liri, pavarësi dhe shtetndërtim!

    Sot e uruan vdekjen e tij fizike, duke iu bashkuar lutjeve të miliona serbëve, të cilët në çdo përvjetor të Pavarësisë së Kosovës e mallkojnë dhe ia dëshirojnë vdekjen Hashim Thaçit!

    Pa u rrëzuar kjo mendësi nuk rrëzohet aktakuza kundër krerëve të UÇK-së në Hagë”, thuhet në deklaratën e kandidatit për deputet nga radhët e PDK’së. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark