
Kryesia e Partisë Demokratike është duke zhvilluar një mbledhje pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar që u mbajt në Pallatin e Kongreseve. Noa.al ka zbardhur dy mesazhet e kryesore të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, para anëtarëve të Kryesisë.
Ai u ka shprehur mirënjohjen për sakrificën ndërsa ka theksuar se në Kuvend kanë qenë 5004 delegatë. Po ashtu ai u ka kërkuar që të përgatiten për shtrirje në terren në funksion të organizimit dhe përgatitjen e partisë për zgjedhje.
“Mirënjohje e jashtëzakonshme për sakrificën tuaj në kushte të jashtëzakonshme. Pavarësisht gjithçkaje, 5004 delegatë të pranishëm ishin për shkak të sakrificës shumë të madhe të demokratëve. Përgatitje për shtrirje në terren në funksion të organizimit të partisë dhe përgatitjen e partisë për zgjedhje”, mësohet të ketë thënë Basha.
Ndërkohë jashtë ambienteve të selisë së PD-së janë mbledhur mbështetës në pritje të ish-Kryeministrit, Sali Berisha, i cili po mban një konferencë me gazetarët, ku njofton rezultatet e Referendumit.