Partia e biznesmenit Behxhet Pacolli sapo ka humbur një nga figurat kryesore në parti, por është fuqizuar me një personalitet tjetër, i famshëm në muzikë por që së fundmi kishte shprehur haptazi dëshirën për t’i hyrë politikës.
Labinot Tahiri-Labi ka lajmëruar se i ka hyrë politikës duke iu bashkuar partisë së Pacollit, që në zgjedhjet e fundit nuk arriti ta kapërcej as pragun zgjedhor, që të bëhet pjesë e Parlamentit të Kosovës.
Këtë e ka bërë publike, vet këngëtari përmes një paraqitje live, në rrjetin social Facebook.
Labi përpos muzikës, viteve të fundit është bërë i njohur edhe për aktivitetin e tij humanitar, aktivitet ky i cilësuar prej shumë fansave të tij, si përgatitje e terrenit për t’i hyrë politikës.
Në një intervistë të mëhershme, Labi nuk kishte paralajmëruar se do të kandidonte për kryetar të Ferizajt./Insajderi.com