Policia e Kosovës në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë gjobitur gjashtë kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjashtë kundërvajtës për gara të kundërligjshme në trafikun rrugor u janë shqiptua gjobat prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative.
Kundërvajtësit janë hasur në dy lokacione të ndryshme në Vushtrri, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor ishin duke bërë gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor. /Insajderi.org/
Njoftimi i plotë: