Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se kryeministri Kurti e ka humbur përkrahjen e ShBA-ve dhe të BE-së.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me zbarimin e marrëveshjes së Ohrit për Asociacionin, Kurti disa i fiton e disa i humbë.
“Me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për Asociacionin, fiton përkrahjen e jugosllavëve ndërsa humbë përkrahjen e patriotëve të vonuar”, ka thënë mes tjerash Berisha.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Pozicioni politik i Kurtit.
1. Opoziten e frikeson ( tmerron ) me sondazhe fallco.
2. Me deklaratat per lufte ne veri mobilizon patriotet e vonuar kurse e humb perkrahjen e jugosllaveve.
3. Me zbatimin e marrveshjes se Ohrit per asociacioni fiton perkrahjen e jugosllaveve ndersa humbe perkrahjen e patrioteve te vonuar.
4. Ndersa ka humbur perkrahjen e besimtarve te te dy aneve.
5. Ka humbur perkrahjen e SHBA-se dhe te Evropes per Kosoven.
6. Ndersa e ka perkrahjen 100% te komunitetit liberal ekstrem.
7. Raportet me Shqiperi 0
8. Ekonomia dhe planet per zhvillim te vendit 0
9. Nga NATO te perjashtuar.
10. Faqja e zeze.