Bekë Berisha: Kandidatët e VV-së janë të njëjtë – unë do ta votoja cilindo - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekë Berisha: Kandidatët e VV-së janë të njëjtë – unë do ta votoja cilindo

    Insajderi
    07 July 2025 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka deklaruar se do ta votonte cilindo kandidat që Lëvizja Vetëvendosje propozon për kryetar të Kuvendit, duke theksuar se sipas tij, nuk ka dallim mes tyre.

    Para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Berisha tha se nëse ekziston vullneti i vërtetë politik, vendi mund të dilet nga situata aktuale.

    Por sipas tij, brenda partive ka “merake të ndryshme” që po e komplikojnë këtë proces.

    “Ishte dashur, nëse ka vullnet që të dilet nga kjo situatë, ishte dashur. Ne po bisedojmë ngapak, po aty ka, për shembull, merake të ndryshme – jo unë e kisha votuar atë. Unë çka dalloj nga grupi, veç që mua më duken të njëjtë, nuk ke çka të zgjedhësh aty. Cilindo ta qesin, me Kushtetutë i takon, po qitja cili të jetë, se të njëjtë janë,” u shpreh ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark