Bekim Fehmiut i ishte premtuar të luante tek “The Godfather” - Insajderi
×
Kulturë

Bekim Fehmiut i ishte premtuar të luante tek “The Godfather”

Insajderi
29 March 2017 - 09:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Në librin me kujtime nga jeta e tij, aktori shqiptar Bekim Fehmiu ka shkruar se në një vizitë në Romë në vitin 1971 kishte biseduar me regjisorin Dino De Laurentiis, i cili e kishte sugjeruar për një rol në filmin e vitit 1972.

Megjithatë, më pas shumica e aktorëve ishte vendosur të ishin amerikanë.

Ai shkruan se e kishte përgatitur deri në perfeksion rolin e Michael Corleone, djalit të Vito Corleone. Dy rolet kryesore më pas shkuan për Al Pacinon dhe për Marlon Brandon, shkruan KultPlus.

“U takova me aktorin John Janivijevic i cili mendonte se do të luante tek “The Godfather”. Nuk u pashë më kurrë me të pas herës së parë dhe asnjëri nuk performuam rolet që deshëm e për të cilat ekzistonin fjalë se mund të ishim të përkryer” shkruan Fehmiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark