Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka akuzuar Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti për shkelje të Kushtetutës dhe për promovimin e nepotizmit dhe korrupsionit.
Sipas Haxhiut, kjo Qeveri ka bërë më së shumti shkelje të Kushtetutës së Kosovës në krahasim me të gjitha qeveritë e pasluftës.
“Kjo është Qeveria që më së shumti ka bërë përpjekje dhe e ka shkelur Kushtetutën. Krejt qeveritë e pasluftës nuk kanë bërë shkelje te Kushtetutës sa ka bërë kjo Qeveri për këto dy vjet e gjysmë. Sepse këto janë qeveritë autoritare që e shohin Kushtetutën si fasadë, dhe një ministër e shkel atje, tjetër e shkel këtej, edhe vazhdojnë me shit moral politik. Besoj shumë që edhe mediat kanë përgjegjësi, por edhe akterët tjerë politik që me u kthy edhe me besu këtë”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.
“Edhe sot qytetarët që kanë besuar në Kurtin, që ka thënë akrabaja janë për dasma e kanagjegje e jo për ministri, sot e ka mbushur me akraba edhe me sebepa. Nepotizëm edhe ka përpjekje me legalizu nepotizmin edhe korrupsionin, kur sulmohet prokuroi është kjo përpjekje e Qeverisë me e legjitimu korrupsionin”, është shprehur ai.