![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka ngritur alarmin duke thënë se ligji për krimet e luftës është i dyshimtë.
Këto komente Haxhiu i dha në intervistë për Insajderin duke theksuar se ky ligj po bëhet sipas kërkesës së Vuçiqit.
“Në ligjin për krimet e luftës datën e caktojnë si e ka kërkuar Vuçiqi, pra krimet e luftës ndiqen deri me 30 dhjetor 2002 duke e ditur se forcat serbe në Kosovë nuk ka pasur pas 21 qershorit, ku përfundimisht është çliru qyteti i fundit në Kosovë ndërsa dita e çlirimit të Kosovës është 12 qershori, dhe me vetëdije e shkelin këtë që është në ligj dhe e bëjnë një normë të re ligjore që është kërkesë e Serbisë dhe Vuçiqit për krime të luftës…”, ka thënë ai për Insajderin.
Intervista e plotë: