Bekim Haxhiu premton mbështetje të fortë për profesionistët shëndetësor: Garantojmë rritjen e pagave 50% - Insajderi
×
  • Zgjedhjet 2025
  • Zgjedhjet 2025

    Bekim Haxhiu premton mbështetje të fortë për profesionistët shëndetësor: Garantojmë rritjen e pagave 50%

    Insajderi
    06 February 2025 - 19:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK’së për deputet në zgjedhjet parlamentare, Bekim Haxhiu, ka premtuar mbështetje të fortë për profesionistët shëndetësor.

    Haxhiu përmes një video-mesazhi tha se me Bedri Hamzën kryeministër do të implementojnë sigurimet shëndetësore dhe do të digjitalizojnë sistemin shëndetësor.

    “Shëndetësia ka nevojë për mbështetje të fortë me Bedri Hamzën kryeministër ne do të implementojmë sigurimet shëndetësore dhe do të digjitalizojmë sistemin shëndetësor. Garantojmë rritjen e pagave 50% dhe do të mbështesim profesisonistët shëndetësor për të garantuar shërbime cilësore shëndetësore për të gjithë qytetarët e Kosovës”, u shpreh Haxhiu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark