×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu: Uroj që Krasta mos t’ua ketë mësuar studentëve modelin e shkeljes së etikës

    Insajderi
    20 August 2024 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka reaguar pas intervistës së drejtorit në detyrë të RTK-së, Adi Krastës, për lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja, e marrë nga një portal jo kredibil boshnjak.

    Haxhiu ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook”, ka shkruar se aryetimi i Krastës për mos-marrjen e masave pas atij lajmi, është ikje nga përgjegjësia.

    “Krasta që ka krasitë njerëz në RTK, ka linqu media e pronarë mediash përmes RTK -së, sonte shpërfaqi dështimin e tij. Adi Krasta tha që nuk janë aty( në RTK) për të prerë koka, për të shkarkuar njerëz, po harroi që nga ky Menaxhment i RTK-së janë shkarkuar dhe larguar ish- drejtorat e RTK-së, Mentori, Ngadhnjimi etj. Intervista e tij ishte një arsyetim i dobët i ikjes së përgjegjësisë, kur dihet se ky ka percjellë gjenerata studentësh duke u mësuar etikën e gazetarisë. Uroj që të mos ua ketë mësuar këtë shembull që dha të shkeljes së etikës dhe profesionit të shenjtë të gazetarit!”, shkroi Haxhiu.

    Ai tha se parat e qytetarëve që paguajnë RTK-në shkojnë në xhepin e Krastës “shërbëtorit të Dejona Mihajlit”.

    “Paret e qytetarëve që e paguajn RTK shkojnë edhe në xhepin e fryrë të Krastës shërbetorit të Dejona Mihajlit. Veç nuk tregoj aty të pompa e benzinës a kanë urinu veç e veç a në grup?!”, përfundoi deputeti Haxhiu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark