Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka qëndruar në Klinë të Epërme të Skënderajt, aty ku edhe ka vendlindjen kandidati për kryeministër Bedri Hamza.
Ai tha se nga atje kanë marrë besimin e tyre për udhëheqjen e qeverisë.
“Në Klinë të Epërme të Skënderajt, në vendelindjen Kryeministrit të ardhshëm Bedri Hamza, nga bashkëvendasit tanë u pritem ngrohtësisht dhe morrem mbështetje të fuqishme, Bedriu për Kryemister dhe unë për deputet
Banorët e fshatrave Klinë e Epërme,Tërnavc , Klinë e Mesme, Kuçicë e Kotorr u zotuan se vetëm Bedri Hamzës ia besojnë udhëheqjen e qeverisë dhe i besojnë vizionit të PDK-së”, shkroi ai.