Bekim Jashari viziton familjen e Hysni Gucatit: Bashkë, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Jashari viziton familjen e Hysni Gucatit: Bashkë, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare

    Insajderi
    23 May 2022 - 21:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë të ditur se ka vizituar familjen e Hysni Gucatit. Jashari shkroi se ish-krerët e OVL-UÇK-së u dënuan padrejtësisë nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Ai theksoi se familjarët e Gucatit kanë shprehur shqetësimin e përbashkët me vendimet e padrejta të kësaj gjykate, duke shpresuar që drejtësia të thotë fjalën e fundit dhe Hysniu, Nasimi dhe të akuzuarit e tjerë të kthehen në Kosovë.

    Postimi i plotë i Jasharit:

    Një vizitë vëllazërore në familjen e luftëtarit të Lirisë, Hysni Gucati, i cili bashkë me Nasim Haradinaj u dënuan padrejtësisht së fundi nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Me vëllaun dhe dy djemtë e Hysniut shprehëm shqetësimin e përbashkët me vendimet e padrejta të kësaj gjykate duke shpresuar që drejtësia të thotë fjalën e fundit dhe Hysniu, Nasimi dhe të akuzuarit tjerë të kthehen në Kosovën për të cilën punuan e luftuan drejtë.

    Bashkë, në mbrojtje të luftës sonë çlirimtare!.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark