Kandidatja e LDK-së për deputete me nr.66, Linda Bekteshi ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme.
“Energjia, besimi dhe përkushtimi juaj janë forca jonë më e madhe. Së bashku, po ndërtojmë një vizion të përbashkët për të ardhmen dhe po e sjellim ndryshimin që e meriton komuniteti ynë”, ka shkruar Bekteshi në Facebook.
Ajo ka theksuar se në këtë frymë do të vazhdojnë deri në ringritjen e fuqishme të Lidhjes Demokratike.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme gjatë kësaj kohe të rëndësishme fushate. Energjia, besimi dhe përkushtimi juaj janë forca jonë më e madhe. Së bashku, po ndërtojmë një vizion të përbashkët për të ardhmen dhe po e sjellim ndryshimin që e meriton komuniteti ynë.
Jam e bindur se me mbështetjen tuaj, do të arrijmë të realizojmë çdo objektiv dhe të përfaqësojmë interesat e të gjithëve me dinjitet dhe përkushtim.
Ishte një javë e mbushun plot me takime e me përkrahje të fuqishme.
Në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt, deri në fitoren e madhe, deri në ringritjen e fuqishme të Lidhjes sonë!
BËHU NDRYSHIMI ✌️✌️