Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Lendita Bekteshi iu ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të votojnë.
Bekteshi ka kërkuar nga ta të mos e humbasin mundësinë për të bërë ndryshim në Kosovë.
Ajo ka theksuar se si asnjëherë më parë çdo votë e mërgimtarëve është e vlefshme dhe e rëndësishme.
Postimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Nga dje edhe zyrtarisht ka filluar votimi për ju, mos e humbni mundësinë për të bërë ndryshimin për të ardhmen e vendit tonë. Çdo votë e juaja është e vlefshme dhe e rëndësishme, si asnjëherë më parë.
Votoni numrin 124, numrin e fitores.
Votoni 66 Linda Bekteshi.
Votoni 11 Xhafer Gashi.
bëhundryshimi ✅