Kandidatja e LDK-së për deputete, Lindita Bekteshi, ka thënë se Kosova ka nevojë për një kryeministër si Lumir Abdixhiku.
“Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për një lider që e kthen agjendën në integrime evropiane dhe këtë më së miri e bën kryeministri në ardhje, Lumir Abdixhiku”, ka deklaruar Bekteshi.
Ajo ka folur edhe për kandidaturën e saj si deputete duke premtuar së do të jetë zëri i qytetarëve të Obiliqit në Kuvend.
“Kjo është Qeverisja që më se paku i ka përkrahur komunat, përkundrazi i ka sabotuar. Kontratat kolektive të arsimit është duke shkaktuar kaos financiar në sistemin lokal. Qeveria nuk është duke u marrë për ta zgjidhur këtë problem. Qeveria barrën e madhe po e bartë te komunat”, tha Bekteshi.