Kandidatja për deputete nga radhët e LDK’së, Linda Bekteshi, ka thënë se me LDK’në në qeverisje, Mazgiti dhe i gjithë Obiliqi do jetë më ndryshe e më mirë.
Kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga Komuna e Obiliqit, e cila bart numrin 66 në listën e LDK’së, falënderoi Mazgitin për tubimin madhështor.
“Tubim madhështor,
Faleminderit shumë Mazgit
Me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Qeveri, jo vetëm fshati juaj, por i gjithë Obiliqi do jetë më ndryshe, sepse meriton të jetë më mirë e më ndryshe.
Duke e parë mbështetjen tuaj që na dhatë sot dhe po na jepni në çdo takim e tubim, në këtë frymë do të vazhdojmë deri më 9 shkurt, deri në fitoren e madhe, deri në ringritjen e fuqishme të Lidhjes sonë!”, tha Bekteshi.