Belegu: Fshatrat, pasuria e pashfrytëzuar e turizmit të Prishtinës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Belegu: Fshatrat, pasuria e pashfrytëzuar e turizmit të Prishtinës

    Insajderi
    25 September 2025 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Prishtinës, Andi Belegu (numri 50), ka prezantuar një vizion të qartë për zhvillimin e turizmit në kryeqytet.

    Ai thekson se turizmi nuk duhet të kufizohet vetëm në qendër të qytetit, por duhet të shtrihet edhe në fshatrat përreth, ku gjenden traditat, mikpritja dhe bukuritë natyrore.

    Në propozimin e tij, Belegu përmend:

    Investime në shtigje për ecje dhe biçikleta që lidhin qytetin me fshatrat.

    Mbështetje për bujtinat dhe bizneset familjare me ushqim e akomodim tradicional.

    Krijimin e një itinerari turistik të Prishtinës që përfshin edhe fshatrat.

    “Do të jem zëri i fshatrave në Asamble dhe do të punoj që ato të jenë zemra e turizmit të Prishtinës”, është shprehur Belegu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark