Belegu: Ngarkesa ndaj biznesit privat është goditje ndaj shtetit e shoqërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Belegu: Ngarkesa ndaj biznesit privat është goditje ndaj shtetit e shoqërisë

    Insajderi
    29 May 2025 - 12:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Afaristi Erolld Belegu ka reaguar pas protestave të bizneseve, të cilët po kundërshtojnë shtrenjtimin enorm të rrymës përmes tregut të hapur të energjisë elektrike.

    Belegu me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se shteti i merr paratë përmes bizneseve private.

    “Nga vjen paga e mësuesit, mjekut, policit, deputetit? Nga ku financohen rrugët, spitalet, ndihmat sociale apo subvencionet? Nga biznesi privat. Çdo pagesë që bën një biznes – çdo taksë, tatim, sigurim – është burimi kryesor i të hyrave të shtetit. Pa biznes privat nuk ka zhvillim, nuk ka investim, nuk ka paga publike”, ka shkruar ai.

    “Sa më shumë të mbështesim dhe mos e pengojmë biznesin, aq më shumë rritet mirëqenia e të gjithëve. Shteti nuk prodhon para. I merr nga ata që punojnë, rrezikojnë dhe krijojnë vende pune. Kërkimi i justifikimeve për ta ngarkuar ose frenuar biznesin është në fakt një goditje ndaj vetes – ndaj buxhetit të shtetit dhe gjithë shoqërisë”, përfundon shkrimi i tij. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark