Autoritetet belge kanë thënë se janë duke hetuar disa informacione, të cilat sugjerojnë se grupi militant Shteti Islamik (IS) ka dërguar më luftëtarë në Evropë.
“Sinjalet tregojnë se Shteti Islamik ka dërguar sërish luftëtarë në Evropë, në vendin tonë”, ka thënë Paul Van Tigchelt, udhëheqës i Qendrës për Analiza të Kërcënimit të Sigurisë në Belgjikë.
Ai nuk ka dhënë detaje të tjera, por ka thënë se Belgjika do të mbetet në gjendje gatishmërie sepse “kërcinimi ekziston, është serioz dhe i mundshëm”.
Van Tigchelt ka shtuar se autoritetet belge besojnë se kanë “destabilizuar” një rrjet që ka kryer sulmet vetëvrasëse në aeroportin e Brukselit dhe në një stacion të metrosë së qytetit, më 22 mars, njofton Radio Evropa e Lirë.
Në këto sulme janë vrarë 32 veta.
Autorët kanë pasur lidhje të afërta me grupin që ka kryer sulmet në Paris, nëntorin e kaluar, duke vrarë 130 njerëz.