Një i dyshuar për terrorizëm i cili u qëllua për vdekje gjatë një bastisje të martën në Bruksel, është identifikuar se ishte i kombësisë algjeriane, me emrin Mohamed Belkaid, thonë zyrtarët belg.
Ai u vra nga snajperët e policisë belge teksa përpiqej t’i kundërvihej atyre me armë nga një dritare e një apartamenti në periferi të Brukselit.
Disa oficerë u plagosën në sulmin e tij dhe policia ende është në kërkim dy të dyshuarve të tjerë të cilët ishin në apartament, shkruan BBC.
Bastisja ishte e lidhur me një hetim për sulmet xhihadiste në Paris që vranë 130 njerëz nëntorin e kaluar. /Insajderi.com