Belgjika lëshon urdhër-arrest për një të dyshuar të ri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Belgjika lëshon urdhër-arrest për një të dyshuar të ri

    Insajderi
    26 March 2016 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokurorët belgë kanë lëshuar urdhër-arrest për një të dyshuar të ri për sulmet e së martës në Bruksel.

    Zyra e prokurorit federal ka thënë përmes një deklarate se urdhër-arresti është lëshuar për një person të identifikuar vetëm si Faycal C.

    Sipas deklaratës, ai kërkohet për “përfshirje në një grup terrorist, në vrasje terroriste dhe në përpjekje për vrasje terroriste”.

    Mediat belge raportojnë se një person i quajtur Faycal Cheffou është identifikuar si i dyshuari që ka ikur nga aeroporti i Brukselit, pasi dy shoqërues të tij kanë hedhur veten në erë atje.

    Nga sulmet në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit dhe në një stacion të metrosë në këtë qytet kanë humbur jetën 31 persona dhe janë plagosur 270 të tjerë.

    Përgjegjësinë për to e ka marrë grupi i ashtuquajtur Shteti Islamik.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark