Bellingham do të operohet pas Botërorit të Klubeve, rrezikon të mungojë tre muaj - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Bellingham do të operohet pas Botërorit të Klubeve, rrezikon të mungojë tre muaj

    Insajderi
    21 May 2025 - 14:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Problemet me shpatull i janë shfaqur qe një kohë Jude Bellinghamit.

    Mirëpo, futbollisti anglez kishte vendosur t’i shtrëngonte dhëmbët dhe të vazhdonte, përkundër dhimbjeve të mëdha.

    Madje, me këto dhimbje ish-futbollisti i Borussia Dortmundit thuhet se po përballet qe një vit e gjysmë, qysh prej para periudhës së Euro 2024.

    E tash duket se ka ardhur momenti për t’iu dhënë fund këtyre dhimbjeve, shkruan “Gazeta Express”.

    Futbollisti i Real Madridit në fakt ka vendosur që t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik pas Botërorit të Klubeve.

    Deri tash s’ka mundur ta bënte këtë shkaku i angazhimeve të shumta dhe të rëndësisë së ndeshjeve.

    Në kokën e mjekëve të klubit madrilen nuk ka pasur kurrë dyshime për faktin se do të jetë i domosdoshëm operimi, por tema ka qenë që të shtyhet një gjë e tillë sa më gjatë të jetë e mundshme.

    Dhe sot mediumi spanjoll “Sport” raporton se tashmë është marrë vendimi definitiv.

    Futbollisti dhe stafi mjekësor i Real Madridit janë dakorduar që të bëhet intervenimi kirurgjik pas përfundimit të Botërorit të Klubeve, i cili do të nisë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 13 korrik.

    Pas operimit do të jetë e pashmangshme që të ndiqet një periudhë e rikuperimit, e cila mund të zgjasë deri në 3 muaj.

    Kështu, rikthimi i futbollistit ofanziv në fushën e blertë mund të ndodhë në vjeshtën e këtij viti.

    Pas operimit mund ta shohim një Bellingham edhe më të fortë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark