Jude Bellingham është suspenduar me dy ndeshje në La Liga.
Vendimi është marrë sot pas situatës së krijuar në fund të ndeshjes mes Valencias dhe Real Madridit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.
Ky vendim lidhet me reagimin e yllit anglez kur nuk iu pranua goli në minutat shtesë pasi referi e kreu lojën derisa Brahim Diaz po harkonte në drejtim të tij.
Ish-futbollisti i Borussia Dortmundit e fyeu gjyqtarin, duke i bërtitur atij dhe duke protestuar për golin që ia anuloi.
Ky vendim i referit u konsiderua si skandaloz pas lojës. /Express/