Ben Affleck thyen heshtjen: Ja arsyeja e vërtetë e divorcit nga JLo! - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Ben Affleck thyen heshtjen: Ja arsyeja e vërtetë e divorcit nga JLo!

    Insajderi
    27 March 2025 - 11:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një intervistë ekskluzive për GQ Magazine, Ben Affleck ka folur për herë të parë për divorcin e tij nga Jennifer Lopez, duke e cilësuar fundin e martesës së tyre si “pa drama. ”Aktori 52-vjeçar ka hedhur poshtë idenë se dokumentari i Jenniferit, “Greatest Love Story Never Told”, shkaktoi ndonjë çarje të madhe në lidhjen e tyre.

    Affleck shpjegoi se ai dhe Jennifer kanë pasur qasje të ndryshme ndaj famës, duke theksuar se ai është më i rezervuar dhe privat. Ai e sqaroi se nuk do të shihnin dokumentarin dhe të thoni, “oh, tani kuptojmë problemet që kishin” pasi asgjë e madhe nuk ndodhi midis tyre.

    Ai foli me respekt për Jenniferin, duke thënë: “Ky njeri është dikush për të cilin kam shumë respekt,” dhe shtoi, “Besoj se ka një tendencë që të shohësh ndarjet dhe të kërkosh shkaqet thelbësore, por e vërteta është shumë më e zakonshme sesa ajo që njerëzit do të mendojnë apo do të gjejnë interesante.”

    Affleck theksoi se fundi i martesës së tyre nuk kishte as skandal, as telenovelë, as intrigë, dhe refuzoi të ndante detaje të tjera pasi i konsideron ato të sikletshme dhe intime.

    Ben dhe Jennifer ishin të lidhur nga viti 2002 deri në 2004, u rikthyen bashkë në vitin 2021 dhe u ndanë në vitin 2024. Divorci i tyre u finalizua në janar 2025.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark