Benjamin Netanyahu diagnostikohet me kancer të prostatës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Benjamin Netanyahu diagnostikohet me kancer të prostatës

    Insajderi
    24 April 2026 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, njoftoi të premten, 24 prill, se është diagnostikuar me kancer të prostatës.

    Në një deklaratë publike, ai bëri të ditur se i është nënshtruar trajtimit përkatës, i cili ka rezultuar i suksesshëm dhe ka eliminuar plotësisht problemin, pa lënë gjurmë.

    “Sot u publikua raporti im vjetor mjekësor. Kërkova që publikimi i tij të shtyhej me dy muaj, në mënyrë që të mos përkonte me kulmin e luftës dhe të mos i jepte mundësi regjimit terrorist iranian të përhapte propagandë të rreme kundër Izraelit”, deklaroi ai.

    BBC raporton se Netanyahu theksoi se bëhej fjalë për një problem të vogël shëndetësor në prostatë, i cili është trajtuar plotësisht. “Falë Zotit, e kam kaluar këtë situatë”, u shpreh ai, duke shtuar se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe në “formë të shkëlqyer fizike”.

    Ai rikujtoi gjithashtu se rreth një vit e gjysmë më parë kishte kryer me sukses një ndërhyrje kirurgjikale për zmadhim beninj të prostatës. Gjatë kontrolleve të fundit mjekësore, sipas tij, është konstatuar një njollë e vogël, më pak se një centimetër, në këtë organ.

    “Pas ekzaminimeve të mëtejshme, u konfirmua se bëhej fjalë për një fazë shumë të hershme të një tumori malinj, pa shenja përhapjeje apo metastazash”, përfundoi Netanyahu.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark