Bentley elektrik deri në vitin 2030 - Insajderi
×
Teknologji

Bentley elektrik deri në vitin 2030

Insajderi
06 November 2020 - 14:53
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prodhuesi luksoz i veturave, Bentley, ka zbuluar planet për tu bërë tërësisht elektrik deri në 2030.

Para tyre, kompania do të ofrojë të gjitha modelet e saj në versione hibride ose me bateri elektrike deri në 2026.

Bentley në pronësinë e Volksvagenit, po ashtu synon të çlirohet tërësisht nga karboni në prodhim, brenda një dekade. Makinat elektrike po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet dhe shitjet janë trefishuar në Britaninë e Madhe këtë vit. Brenda një dekade, Bentley, do të transformohet nga një shtëpi 100 vjecare e prodhimit të makinave të luksit, në një model etike për veturat luksoze – tha shefi ekzekutiv i kompanisë Adrian Hallmark.

Punonjësit në teknologjinë e brendshme të motorëve me djegie do të trajnohen për pozicione të tjera ndërsa kompania do të kalojë tërësisht tek makinat me bateri elektrike.

Bentley, e famshme për motorët e tij gjigantë me 12 cilindra, tani do të bëhet një nga liderët e industrisë së veturave në respektimin e ambientit. Vokskwgen, pronari gjerman i Bentley, po investon miliarda euro në teknologjinë e veturave elektrike. Në qershor, Bentley njoftoi se do të shkurtonte 1 mijë vende pune për të reduktuar koston edhe pse kjo nuk është realizuar ende.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark