×
  • Sport
  • Biznes
  • Sport

    Bentley më i shtrenjtë deri më sot, do të prodhohen vetëm 16 sosh – një i tillë do të kushtojë mbi 2.3 milionë euro

    Insajderi
    08 May 2024 - 10:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bentley më i shtrenjtë deri më sot është Batur kabriolet – dhe bëhet fjalë gjithashtu për një nga veturat më të fuqishme me motor SUS që vjen nga Britania e Madhe.

    Është gjenerata e tretë Batur, dhe është porositur nga Mulliner, divizioni i ndërtimit të trupit të markës Bentley, transmeton  Telegrafi.

    Do të prodhohen vetëm 16 sosh dhe secila prej tyre do të jetë e personalizuar dhe do të kushtojë më shumë se 2.3 milionë euro.

    Kjo veturë me dy ulëse është një prej mjeteve të fundit me motor 6 litërsh W12 me turbo-mbushje, pasi nga vera Bentley nuk do ta prodhojë më.

    Sa i përket performancës, motori prodhon 720 kuaj-fuqi kurse shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.4 sekonda, e ajo maksimale është 336 km/h.

    Blerësit, mund të zgjedhin ngjyrën që e duan “në pothuajse qdo pjesë të veturës”, kurse nga Bentley thonë se do të ofrojnë “numër të pakufizuar të ngjyrave”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark