Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

    Insajderi
    04 March 2025 - 11:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka marrë pjesë në programin “Los Amigos de Edu” me gazetarin Edu Aguirre, ku ka diskutuar për tema të ndryshme.

    Sulmuesi francez reflektoi mbi karrierën e tij të mrekullueshme në ‘Santiago Bernabeu’ teksa diskutoi edhe për aventurën e tij aktuale në Arabinë Saudite.

    Benzema zbuloi se ai u largua nga Real Madridi në kohën e duhur, pasi ka arritur gjithçka që mund të arrinte.

    Pasi fitoi një sërë titujsh dhe siguroi Topin e Artë, ai u ndje se ishte më mirë të largohej në formë të lartë se sa të rrezikonte që niveli i tij të bie sezonin e ardhshëm.

    “Unë kam bërë gjithçka. E nisa si fëmijë dhe i dhashë fund si burrë. Me të gjithë titujt dhe Topin e Artë, unë doja të largohesha me kokën lartë. Askush nuk e di se si do të paraqitesha vitin e ardhshëm”.

    Ai gjithashtu qartësoi se nuk e kishte në plan që t’i bashkohej ndonjë klubi i cili konkurron direkt me Real Madridin, si Paris Saint-Germaini apo Manchester City.

    “Për mua, Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe nuk doja të shkoja dhe të konkurroja për një tjetër skuadër që mund të konkurrojë ndaj Madridit si PSG ose City”.

    Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi
    Lexo po ashtu
    Benzema zbulon misionin që i vendosi vetes pas kalimit tronditës të Ronaldos tek Juventusi
    Sa i përket aventurës në Arabinë Saudite, Benzema u shpreh se ndihet rehat atje dhe ndonëse është shumë më ndryshe se sa tek Real Madridi, natyra konkurruese mbetet e njejta.

    “Ndihem mirë këtu, i qetë. Nuk është njësoj si në Madrid, ani pse këtu ju duhet të fitoni gjithmonë. Çdo vit niveli rritet dhe ata kërkojnë tituj nga ju”, përfundoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark